Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëKonjufca dhe ambasadorja finlandeze flasin për njohjen e patentë-shoferëve

Konjufca dhe ambasadorja finlandeze flasin për njohjen e patentë-shoferëve

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, është takuar me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen.

Ministria e Jashtme njofton se ky ishte një takim njoftues pas formimit të qeverisë së re. Ambasadorja e uroi Konjufcën për detyrën dhe tha se Finlanda do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj demokratik dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit, ata folën për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në sundimin e ligjit dhe reformat. U përmend edhe roli i rëndësishëm i diasporës kosovare në Finlandë, rreth 20 mijë persona, që shërbejnë si lidhje mes dy shteteve.

Po ashtu, u diskutua mundësia që Kosova dhe Finlanda të fillojnë procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë-shoferëve.

Në fund, u theksua se Kosova mbetet e përkushtuar për ta forcuar partneritetin me Finlandën.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMFAKosovo%2Fposts%2Fpfbid0XzEN574neCphHWLEGU2rXNavsYTSY41V8Aiq2Pk5Vc83Tk2Ft9Dek8L6EcvobbWAl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram