Monday, September 14, 2026
HomeLajmeKosovëHavolli edhe një mandat në krye të Drejtorisë për Investime Kapitale

Havolli edhe një mandat në krye të Drejtorisë për Investime Kapitale

Sokol Havolli ka njoftuar për pranimin e detyrës në Drejtorinë e Investimeve Kapitale të Kryeqytetit, në kuadër të mandatit të dytë të kryetarit Përparim Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Havolli ka bërë të ditur se e ka pranuar këtë përgjegjësi “me nder dhe përgjegjësi të madhe”, duke falënderuar kryetarin Rama për besimin e dhënë për vazhdimin e punës nga viti i kaluar, si dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme.

Ai ka theksuar se angazhimi i tij do të jetë kryesisht në terren, aty ku, sipas tij, realizohen projektet dhe preken drejtpërdrejt nevojat e qytetarëve.

“Nuk do të jem shpesh në zyrë, sepse puna ime është në terren, aty ku investimet kapitale marrin formë konkrete”, ka shkruar Havolli.

Tutje, ai është zotuar për përkushtim të plotë në zbatimin e projekteve me cilësi, efikasitet dhe përgjegjësi, duke vënë theksin në realizimin e investimeve kapitale në shërbim të qytetarëve të Kryeqytetit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsokolhavolli%2Fposts%2Fpfbid02C15E5XmdfAf6ajMY2Yqj98vCoM2nJw4yBVBj8PwedksVmcfSe2tV59QnvsGqhUTfl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram