Kreu i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit , Ali Larijani, tha sot se
Teherani do t’u japë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit një “mësim që do të mbetet i paharrueshëm” pas sulmeve të tyre ndaj Iranit.
Deklarata e Larijanit erdhi menjëherë pas raportimeve në mediat izraelite në lidhje me vdekjen e Khameneit gjatë sulmeve të mëngjesit në Teheran, dhe gjithashtu pas lajmit se kryeministri izraelit pa një foto të trupit të Khameneit në rrënoja.

