Nga Radomir Dimiç
Zotëri Aleksandër Vuçiçit, respektivisht Aco Srbin. Për dallim nga urimet e ndryshme që merr nga figura të ndryshme publike dhe të rëndësishme, me rastin e ditelindjes, kush e di me çfarë dëshirash dhe urimesh, nuk të dëshirojë asgjë të jashtëzakonshme, vetëm dua të t’i rikujtoj disa gjëra si kryetar që jam i lëvizjes Multietnike të Kosovës dhe banor tradicional vendas denbabaden i Prishtinës. Që në fillim të dëshirojë dhe kerkoj që t’a largosh nga vetja garën radikale dhe atë të prijësit politik të Vojisllav Sheshelit. Duhet të bindesh dhe t’a pranosh tealitetin e pa kthyeshëm që Kosova është shtet i pa varur dhe sovran tash e 18 vjet. Është shtet i pa varur dhe pranuar ndërkombëtarisht, jo prej disave, por prej shumicës së shteteve të botës. Kjo është gjendjet faktike dhe realitet që nuk mundë të zhbëhet. Është e saktë se ju akoma nuk po e pranoni Kosovën, nuk po pranon shteti i Serbisë këtë realitet ndërkombëtar. Me këtë ju vetëm po i mashtroni qytetarët serb të Kosovës. Kjo është e vërteta. Është e vërtetë që po i mashtroni kinse asgjë nuk keni nënshkruar, dhe kinse në Kosovë akoma është e pranishme Serbia dhe autoriteti i sajë shtetëror. Pse po mashtron dhe nuk po e pranon të vërtetën Z. Aleksandër Vuçiq që e keni nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, planin Franko-Gjerman dhe marreveshjen e Ohrit. Normalisht që ja keni kthyer Kosovës gjithë atë që i ka takuar, vetëm se këtë nuk po guxoni t’a pranoni edhe publikisht dhe zyrtarisht. Unë z. Vuçiq për ditëlindjen tënde nuk po të dërgoj kurrfarë urimi të veqantë, për kurrfarë mitingjesh me rastin e zgjedhjeve lokale të 29 marsit. Jo asgjë pra, por po ju bëjë lutje dhe apel që, serbëve të Kosovës, nëse keni vetëm pak nder dhe respekt, të ju qoni mesazhin që edhe shëndetësia edhe arsimi të cilat deri më tash janë zhvilluar jashtë sistemit të institucioneve të Kosovës, të integrohen në sistem sikurse të gjitha veprimtaritë tjera publike dhe shoqërore, që të bëhen pjesë e një sistemi të vetëm kushtetuese, ligjor dhe politik në kuadër të Republikës së Kosovës. Kjo duhet të ndodhë në harmoni të plotë me ato dokumente dhe marrëveshje që vetë i keni nënshkruar. Për këtë arsye serbët e Kosovës presin që këtë verë jua thoni dhe të jua kërkoni ju personalisht. Nuk duhet të na jepni shpresa të rrejshme për çfarëdo kthimi të Serbisë në Kosovë sepse kjo është e pa mundur njëherë e përgjithmonë. Pse po hezitoni Z. Vuçiq për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Çka po ju pengon që t’a pranoni pavarësinë e Kosovës dhe të pajtoheni me anëtarësimin e Kosovës në OKB? Hiqeni atë preambulë nga kushtetuta e Serbisë ku thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë së pavarur sepse faktikisht kjo nuk qëndron. Çlirohuni nga barra e ashtuquajtur Radojçiq, gjykojeni atë në Serbi ose dorëzojeni atë para institucioneve të drejtësisë në Kosovë. Mos e zvarritni tutje këtë qështje. Ju duhet të jua lehtësoni jetën serbëve të Kosovës. Lejoni ata të mendojnë me kokën e tyre dhe të vendosin vetë se si duan ta ndërtojnë jetën. Mos i ndani në ata që ju adhurojnë juve dhe në ata që ju urrejnë ose nuk janë me juve. Koha është për paqe dhe bashkëpunim dhe që kurrë të mos përsëritet Serbia pushtuese luftënxitëse, e cila i kishte mbushur edhe ujrat e liqejve me plotë kufoma të fëmijëve shqiptarë. Dhe për këtë arësye, siq e thotë Vuk Drašković, e ka merituar të bombardohet, dhe që Kosova të çlirohet nga regjimi gjakatar i Sllobodan Millosheviqit, nga çizma e tij ushtarake. Shpresoj që rënia e regjimit tuaj do të jetë një fillim i mirë për të gjithë dhe prandaj për këtë zgjodha sot të ju drejtohem sepse ç’do heshtje e imja edhe sjellje neutrale do të ishte e pa pranueshme, edhe pse jamë i vetëdijshëm që kjo sjellje e imja në raport me politikën tuaj sjellë pas vetes rreziqe të pa parashikueshme për mua si figurë publike dhe politike.

