Analistja Fatime Hajdari tha se prej verës së vitit 2025 partitë opozitare e kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin zonjën Osmani për presidente. Ajo shtoi se Kurti ka qenë i sigurt për votat e tij, por jo se do të mund t’i siguronte 80 vota.
“Kurti ka shkuar 2-3 herë e ka takuar z. Abdixhiku që të tentojë në një emër që të mos rrezikojë të shkojë në zgjedhje, ai i ka takuar këto subjekte me shpresën që mos të shkohet në zgjedhje, pastaj ka shkuar edhe te PDK-ja duke u munduar me gjetë një emër unanim”, tha Hajdari.
Sipas saj, jemi në pikën kur për PDK-në emri i Glauk Konjufcës ka qenë i vetmi që mund t’i marrë votat e partive opozitare për të ruajtur interesin e vendit.
“Nëse opozita është e gatshme, t’i mbledhin nënshkrimet”, propozoi Hajdari.

