Friday, October 9, 2026
HomeLajmeKosovëAbdixhiku: Në mesnatë presim dekretin për shpërbërjen e Kuvendit

Abdixhiku: Në mesnatë presim dekretin për shpërbërjen e Kuvendit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se subjekti i tij ka bërë vazhdimisht përpjekje për të bërë një marrëveshje edhe politike, edhe për një konsensus të gjerë për zgjedhjen e presidentit, por LDK s’ka pasur fuqi të sigurojë ato 85 vota.

Ai tha se tani kur kanë mbetur më pak se dy orë deri te skadimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, pret që në mesnatë të bëhet shpërbërja e legjislaturës aktuale.

“Kosova po futet drejt një procesi të ri zgjedhor. Në orën 12:00 të mesnatës LDK pret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit dhe sa më parë edhe nisjen e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Abdixhiku.

Ai tha se LDK ka pasur gatishmëri të plotë për konsensus, por se sipas tij, kjo gatishmëri nuk është  përputhur me synimet e palëve tjera.

“Seancën e tanishme e konsiderojmë monopartiake. Kemi dy kandidatë të një partie. Kështu nuk arrihet konsensusi. Ne kemi qenë në pozicion të ofrimit të marrëveshjes por nuk na është ofruar asnjë emër”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram