Saturday, October 10, 2026
HomeLajmeKosovëFatmire Mulhaxha-Kollçaku, kandidatja e dytë e VV-së për presidente

Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kandidatja e dytë e VV-së për presidente

Emri i deputetes së Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, është përmendur si kandidate e dytë për president, në dokumentin që deputeti i LDK-së Besian Mustafa ka publikuar në Facebook.

Në dokumentin e publikuar thuhet se deputetët nënshkrues nominojnë Fatmire Mulhaxha Kollçakun si kandidate për Presidente të Republikës së Kosovës.

“Deputetët nënshkrues, nominojnë znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, si kandidate për Presidente të Republikës së Kosovës. Bashkëngjitur me këtë shkresë përcjellëse, gjeni listën e nënshkrimeve të deputetëve, si dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm. Ju lus që në përputhje me procedurat e paracaktuara të procedoni këtë nominim”, thuhet në dokument.

Nga Vetëvendosje, një ditë më parë u konfirmua si kandidat për president edhe Glauk Konjufca.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram