Saturday, October 24, 2026
HomeLajmeKosovëAmandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë në Komision

Amandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë në Komision

17:38 / 05.03.2026

Amandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë në Komision

Shqipe Gashi|RTKlive

Amendamentet kushtetuese, të cilat parashohin që presidenti apo presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, pritet të shqyrtohen nga Komisioni për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur nga anëtari i Komisionit për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Adnan Rrustemi.

Sot gjatë ditës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka pranuar amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që presidenti apo presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Paraprakisht, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se i ka proceduar amendamentet në Kuvend.

Rrustemi ka thënë se Komisioni parlamentar është ngarkuar me këtë detyrë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të shqyrtuar amendamentet dhe për të zhvilluar procedurat e nevojshme institucionale.

Sipas Rrustemit, propozimet synojnë të ndryshojnë mënyrën e zgjedhjes së presidentit, duke kaluar nga zgjedhja në Kuvend në zgjedhje të drejtpërdrejtë nga populli.

Ai ka theksuar se këto amendamente mbështeten me arsyetimin se një model i tillë do të ndihmonte në eliminimin e ngërçeve politike që në të kaluarën kanë penguar funksionimin normal të institucioneve dhe kanë rrezikuar stabilitetin institucional.

“Me këtë mënyrë synohet të shmangen bllokadat politike që shpesh kanë shoqëruar procesin e zgjedhjes së presidentit në Kuvend, duke krijuar më shumë stabilitet dhe funksionim më të qëndrueshëm të institucioneve”, ka theksuar Rrustemi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram