Friday, July 10, 2026
HomeLajmeBotëKim Jong Un lundron me shkatërruesin e tij të ri

Kim Jong Un lundron me shkatërruesin e tij të ri

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka thënë se marina e vendit do të ketë “aftësi të fuqishme ofensive” pasi vizitoi një shkatërrues të ri 5,000 tonësh dhe mbikëqyri testimin e raketave.

Gjatë një vizite dy-ditore në kantierin detar Nampo të martën dhe të mërkurën, Kim vizitoi Choe Hyon, anijen e parë luftarake në një seri shkatërruesish të rinj, si dhe anijen e dytë të së njëjtës klasë që është në ndërtim e sipër, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Plan pesëvjeçar për të forcuar flotën

Duke cituar strategjinë e re kombëtare të miratuar në Kongresin e Nëntë, Kim njoftoi një plan ambicioz për modernizimin e marinës.

“Çdo vit gjatë periudhës së re pesëvjeçare të planifikimit, ne duhet të ndërtojmë dy ose më shumë anije luftarake sipërfaqësore të kësaj klase ose më të lartë”, tha Kim.

Shtohet se ai diskutoi edhe për anijen e tretë luftarake të së njëjtës klasë, e cila është planifikuar të ndërtohet në atë kantier detar.

Incident me një tjetër shkatërrues

Programi i ndërtimit të anijeve është përballur gjithashtu me vështirësi. Shkatërruesi i dytë i klasit Choe Hyon pati një nisje fillestare të pasuksesshme në maj të vitit të kaluar, gjë që e zemëroi Kim dhe rezultoi në arrestimin e zyrtarëve përgjegjës.

Anija u riparua dhe u rilançua në qershor, sipas KCNA-së.

Në fund të vizitës, Kim tha se ishte i kënaqur me progresin e armatimit bërthamor të marinës së tij.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram