Thursday, July 30, 2026
HomeSportLaura Fazliu në finale të Grand Prix Upper Austria 2026

Laura Fazliu në finale të Grand Prix Upper Austria 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu është kualifikuar në finale të turneut Grand Prix Upper Austria 2026.

Ajo ka shënuar tri fitore gjatë rrugës drejt ndeshjes për medaljen e artë.

Fazliu ka qenë e lirë në xhiron e parë të garës. Në xhiron e dytë ajo e ka mposhtur me ippon sllovenen Leila Mazouzi.

Në çerekfinale, xhudistja nga Kosova ka triumfuar me waza-ari ndaj kroates Nina Cvjetko.

Fazliu e ka siguruar finalen pas një tjetër fitore bindëse në gjysmëfinale, ku e ka mposhtur me ippon gjermanen Sara-Joy Bauer.

Në finalen e turneut, Laura Fazliu do të përballet me brazilianen Rafaela Silva.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram