Ministri i Administrimit e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka zhvilluar takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Evamari Laaksonen.
Krasniqi thotë se me diplomaten finlandeze kanë diskutuar mbi qeverisjen lokale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
“Në këtë takim theksuam rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të komunave, shkëmbimit të përvojave dhe ndërtimit të partneriteteve mes komunave të Kosovës dhe atyre finlandeze. Diskutuam gjithashtu për bashkëpunim në fusha me rëndësi, si menaxhimi i mbeturinave, përballimi i situatave emergjente dhe mbështetja e programeve që rrisin performancën dhe transparencën në nivel lokal”, ka treguar për takimin, Krasniqi.
Ministri ka thënë se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin dhe fuqizimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

