Thursday, October 8, 2026
HomeLajmeKosovëOsmani ende pa dekret për datën e zgjedhjeve, e pret Kushtetuesen

Osmani ende pa dekret për datën e zgjedhjeve, e pret Kushtetuesen

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve. E para e shtetit po e pret një interpretim të Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Ai ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë.

Sipas Kupinës, masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, ka thënë,  Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, Vjosa Osmani.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram