Saturday, May 9, 2026
HomeLajmeKosovëUP apelon për ndalimin e ndërtimeve brenda kampusit

UP apelon për ndalimin e ndërtimeve brenda kampusit

Universiteti i Prishtinës (UP) ka bërë një thirrje të re publike drejtuar të gjitha organeve ligjzbatuese për të ndaluar aktivitetet ilegale ndërtimore dhe biznesore në hapësirat mes Bibliotekës Qendrore Universitare dhe Institutit të Kimisë në kampusin qendror.

Sipas UP-së, Inspekcioni i Komunës së Prishtinës ishte njoftuar për këto veprimtari më 23 shtator dhe 25 tetor 2025, ndërsa drejtori i dikasterit komunal kishte dalë në vendngjarje më 27 tetor 2025, pa ndërmarrë veprime konkrete.

 Universiteti thekson se realiteti në terren është krejtësisht i kundërt me deklaratat zyrtare të Komunës, që pretendonin se objekti po rinovohej për nevojat e studentëve.

“Në vend të një hapësire akademike apo sociale për studentët e Universitetit të Prishtinës, faqja zyrtare e subjektit në rrjetin social facebook e prezanton hapësirën e uzurpuar dhe objektin e ndërtuar ilegalisht në të si ‘Zoe Hotel’, si një hotel luksoz (’boutique hotel’) që synon klientelën e biznesit dhe turizmin urban”, thuhet  në reagim.

UP-ja paralajmëron se nëse institucionet ligjzbatuese nuk ndërhyjnë, Universiteti e rezervon të drejtën për të penguar qasjen e palëve të treta në hapësirat e tij.

 “Menaxhmenti i UP-së është i vendosur dhe ka shumë nevojë që të kthejë të gjitha pronat e uzurpuara të tij në të gjithë vendin, në mënyrë që ato hapësira e prona të vihen në shërbim të dijes, përparimit shoqëror dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, thuhet në reagim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram