RTSH
Arrestohet në Fushë Krujë 36-vjeçari nga Kosova në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për narkotikë dhe kalim kufiri nga autoritet e Kosovës.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale ka finalizuar operacioni policor “Operacionalja”, duke kapur një tjetër person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në Fushë Krujë, u arrestua shtetasi F. Sh., 36 vjeç, lindur dhe banues në këtë qytet, i kërkuar nga autoritetet e Kosovës për veprimtari të kundërligjshme në fushën e narkotikëve dhe për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjykata Themelore e Gjakovës, me vendimin e datës 14.03.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet burgim dhe 550 euro gjobë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit, 4 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Posedimi i paautorizuar, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, lëndëve psikotrope dhe substancave analoge” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”. Arrestimi u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

