Monday, July 6, 2026
HomeLajmeKosovëHamza nënshkruan peticionin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Hamza nënshkruan peticionin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka nënshkruar sot peticionin kombëtar në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre që po gjykohen në Hagë.

Hamza, në një postim në Facebook, ka thënë se është detyrë e secilit që t’iu qëndrojë pranë atyre që kontribuuan me vite të tëra për lirinë dhe shtetin tonë.

“Lufta çlirimtare ishte mbrojtëse, e drejtë dhe jam i bindur se drejtësia së shpejti do ta rikonfirmojë këtë”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në Facebook.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram