Wednesday, September 16, 2026
HomeLajmeKosovëJashari pret Strasserin, theksohet bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Ajovës

Jashari pret Strasserin, theksohet bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim rreshter-majorin Komandues të Gardës Nacionale të Ajovës (IANG), Matthew T. Strasser.

FSK njofton se gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FSK-së dhe Gardës Nacionale të Ajovës, me fokus të veçantë në zhvillimin dhe avancimin e trupës së nënoficerëve.

Gjeneral Jashari vlerësoi kontributin e partnerëve amerikanë, e posaçërisht të Gardës Nacionale të Ajovës, në ndërtimin e një strukture të fortë dhe profesionale të nënoficerëve brenda FSK-së.

Nga ana tjetër, rreshter-majori i Komandës Strasser vlerësoi lart lidershipin e gjeneral Jasharit në mbështetje të zhvillimit të karrierës ushtarake për të gjithë personelin e FSK-së, e në veçanti për mbështetjen e dhënë korit të nënoficerëve të FSK-së, duke theksuar rëndësinë dhe përkushtimin për zhvillimin e nënoficerëve si shtylla kryesore e FSK-së.

Në fund të takimit, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e dekoroi rreshter-majorin e Komandës Strasser me medaljen “Shërbim Vetëmohues” për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSHPFSK%2Fposts%2Fpfbid02UYw2rtmSvdm7hybA1UcvPBiU1WJYcyxLFXevgGK9R9ahAM8vjHE3ygX8Sq4m5RVnl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram