Wednesday, September 16, 2026
HomeLajmeKosovëTragjedia në Vjenë,MPJD:Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave

Tragjedia në Vjenë,MPJD:Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, ka dalë me reagim lidhur me aksidentin e rëndë që ka ndodhur dje rreth orës 14:15 në Vjenë, Austri, ku kanë humbur jetën tre shtetas kosovarë.

Sipas informacionit zyrtar të autoriteteve austriake, aksidenti ndodhi në distriktin Alsergrund gjatë punimeve ndërtimore, kur një pjesë e konstruksionit u shemb dhe disa punëtorë mbetën të zënë nën rrënoja.

“Bazuar në konfirmimet zyrtare dhe në informacionet e siguruara përmes kontakteve me familjarët, deri në këto momente është konfirmuar se nga viktimat e identifikuara janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj me prejardhje nga Republika e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ministria thotë se që nga marrja e informacionit, institucionet e Kosovës janë koordinuar ngushtë me familjarët për të ofruar mbështetje dhe për të lehtësuar procedurat për kthimin e trupave të viktimave në Kosovë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave si dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, thuhet tutje në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMFAKosovo%2Fposts%2Fpfbid02wgKdVVbQ755annSjh4pc9UzjiP9xPZfkpH9ypxc8K7x6bX73GaQ93gVEGmjM5hptl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram