Friday, May 8, 2026
HomeLajmeKosovëZjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të menjëhershëm

Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të menjëhershëm

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka dalë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga një zjarrvënie në Ligatinën e Hencit e cila konsidoret një krim i rëndë mjedisor.

Pacolli ka thënë se zjarrvënia në këtë zonë ka shkaktuar pasoja të rënda në ekosistem, duke shkatërruar biodiversitetin dhe duke rrezikuar seriozisht zhdukjen e shumë specieve bimore dhe shtazore.

“Këto veprime janë të papranueshme dhe kriminale, ndaj ministrja Pacolli u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Policisë së Kosovës, që të ndërmarrin masa të menjëhershme për hetimin e rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve”, ka thënë ajo.

Ministrja Pacolli ritheksoi se nuk do të tolerohet asnjë veprim që cenon pasuritë natyrore dhe mjedisin e vendit.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmmph.rks%2Fposts%2Fpfbid02GYpxJKj5Lbh91FNXYzhc5gQmy1JFDDf3x3fQ5tXRe1GFQxJeU8Y85oFAefrVru71l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram