Thursday, May 7, 2026
HomeKulturëNë Prishtinë shënohet Dita Botërore e Poezisë me takim letrar

Në Prishtinë shënohet Dita Botërore e Poezisë me takim letrar

Në kuadër të Ditës Botërore të Poezisë, në Prishtinë është mbajtur një takim letrar i organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, ku u mblodhën autorë të njohur dhe anëtarë të rinj të kësaj organizate.

Aktiviteti synon të promovojë poezinë si një formë të rëndësishme të shprehjes artistike dhe të inkurajojë krijimtarinë e re në vend. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Shyqri Galica, tha se kjo ditë shërben si një nxitje për zhvillimin e një krijimtarie më cilësore, duke e cilësuar poezinë si një nga format më elitare të artit letrar.

“Dita Botërore e Poezisë reflekton edhe në nxitjen e një krijimtarie sa më cilësore sepse arti poetik gjithnjë është konsideruar, krijtari elitare, që padyshim kërkon nxitje edhe përkushtim të veçant. Kjo ditë ishte e pranishme ndër popuj nga viti 1505 dhe ëhstë shënuar në periudha të ndryshme të vitit me orgabizime të lloj- llojshme duke pasur qëllim përkrahjen e kësaj gjinie dhe stimulimin e krijimtarisë poetike në përgjigjithësi. Me gjithë mendimet e ndryshme për leximin e pozisë duke pasur parasysh teknologjinë moderne, pra internetin, mendojmë se poezia edhe sot është arti më i lexuar dhe që kultivohet me dashuri e fanatizëm nga shumë poet anemban botës”, tha Shyqri Galica, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Në këtë aktivitet, poetë dhe krijues të rinj prezantuan punimet e tyre përmes leximeve publike, duke sjellë tema dhe qasje të ndryshme artistike.

Në përmbyllje të aktivitetit, anëtarëve të rinj iu dorëzuan librezat e anëtarësisë, duke shënuar zyrtarisht pranimin e tyre në këtë institucion letrar. UNESCO e shpalli 21 marsin si Ditën Botërore të Poezisë në vitin 1999, gjatë Konferencës së saj të 30-të në Paris, me synimin për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe për t’ia rikthyer poezisë rolin e saj të hershëm.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram