Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëDy gra në gjendje kritike pas të shtënave me armë zjarri në...

Dy gra në gjendje kritike pas të shtënave me armë zjarri në Podujevë

Dy gra janë në gjendje kritike pas një ngjarjeje me armë zjarri në Podujevë, ka bërë të ditur QKUK. Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, të dyja pacientet janë në gjendje shumë të rëndë dhe po trajtohen në mënyrë intensive, ku njëra prej tyre është dërguar në sallë operative.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Majac të Podujevës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person, ndërsa dy gra kanë mbetur të plagosura, përfshirë edhe të dyshuarën për kryerjen e aktit.

Të plagosurat janë dërguar me urgjencë në QKUK, ku gjendja e tyre shëndetësore vlerësohet shumë e rëndë.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka folur për gjendjen e pacienteve, duke theksuar se ato janë në gjendje kritike.

“Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE, të dy pacientet janë të intubuara me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku po punojnë ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve është shumë e rëndë”, ka theksuar ai për media.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram