Tuesday, May 26, 2026
HomeLajmeKosovëAGK alarmon për fushatë nxitëse kundër mediave: Akuza pa fakte rrezikojnë lirinë...

AGK alarmon për fushatë nxitëse kundër mediave: Akuza pa fakte rrezikojnë lirinë e shtypit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për, siç e quan, një valë të re të fushatës nxitëse kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë, e nisur nga zyrtarë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas AGK-së, deputetë dhe zyrtarë të kësaj partie, përfshirë Adnan Rrustemi, Mefail Bajqinovci dhe Dejona Mihali, kanë shpërndarë materiale dhe deklarata që aludojnë për “pagesa me çanta” në raport me gazetarët.

AGK vlerëson se këto sulme denigruese përbëjnë vazhdimësi të një qasjeje armiqësore ndaj mediave nga Qeveria Kurti dhe se ato cenojnë seriozisht lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vend.

Reagimi i AGK-së vjen pas deklaratave të bëra në një emision televiziv të prodhuar nga BIRN Kosova, ku u diskutua për përhapjen e narrativave dezinformuese lidhur me rastin e Banjskës dhe për pretendime mbi ndërhyrje të strukturave të huaja në mediat kosovare.

Megjithatë, AGK thekson se deklaratat e përgjithësuara ndaj “mediave online” dhe “studiove televizive” janë të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për klimën mediale në vend.

“Asnjë akuzë publike nuk duhet të bëhet pa fakte, prova dhe pa përmendur emra konkretë”, thuhet në reagim.

Në fund, AGK u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga deklarata të tilla që dëmtojnë rëndë ambientin e zhvillimit të lirë dhe profesional të mediave në Kosovë. /Kosovatimes/

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram