Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se “Shkuma 3Dent” paraqet një avancim të rëndësishëm për sigurinë në kryeqytet, si për qytetarët ashtu edhe për zjarrfikësit.
Ai ka theksuar se kjo teknologji është shumë më e sigurt dhe ndihmon në ndërhyrje më efikase gjatë rasteve emergjente. Rama u shpreh i lumtur për donacionin e ofruar nga kompania AdaFarm LLC duke e vlerësuar atë si një mbështetje të rëndësishme për shërbimet e zjarrfikësve.
“Zjarrfikësit janë arteria kryesore e sigurisë për qytetarët tanë, dhe shpresoj që si kryeqytet po u dalim në hak ashtu siç e meritojnë,” deklaroi Rama.
Ai gjithashtu falënderoi donatorët për kontributin duke rikonfirmuar përkushtimin e komunës për të forcuar kapacitetet e sigurisë dhe mbrojtjes në Prishtinë.

