Saturday, June 20, 2026
HomeLajmeBotëRrëzohet një aeroplan ushtarak kolumbian me 110 ushtarë në bord

Rrëzohet një aeroplan ushtarak kolumbian me 110 ushtarë në bord

Ministria kolumbiane e Mbrojtjes raportoi të hënën se një avion Lockheed Martin Hercules C-130 u përfshi në një përplasje në jug të vendit, dhe BluRadio lokale raporton se 110 ushtarë po udhëtonin në aeroplan.

https://www.instagram.com/republicworld/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1fe32aba-b537-4e8e-9fc9-b7b6267bb64c

Ministri i Mbrojtjes Pedro Sanchez tha se rrëzimi ndodhi ndërsa aeroplani po ngrihej nga Puerto Leguizam, thellë në rajonin jugor të Amazonës së Kolumbisë në kufirin me Perunë, ndërsa transportonte forca ushtarake.

“Numri i saktë i viktimave dhe shkaqet e aksidentit ende nuk janë përcaktuar”, tha ai.

BluRadio citoi autoritetet të cilat thanë se në bordin e aeroplanit kishte 110 ushtarë dhe aksidenti ndodhi vetëm 3 km nga qendra urbane.Kompania amerikane e mbrojtjes Lockheed Martin nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.

Në fund të shkurtit, një Hercules C-130 në pronësi të Forcave Ajrore Boliviane u rrëzua në qytetin e dendur të populluar të Altos, duke i shpëtuar për pak një ndërtese banimi.

Më shumë se 20 persona u vranë, 30 u plagosën, dhe kartëmonedhat nga seksioni i ngarkesës së aeroplanit u shpërndanë në të gjithë qytetin, duke shkaktuar përleshje midis banorëve dhe forcave të sigurisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram