Friday, June 19, 2026
HomeLajmeNënë e bijë të vrarë nga shpërthimi në një banesë

Nënë e bijë të vrarë nga shpërthimi në një banesë

Dy gra, nënë e bijë, humbën jetën pas një shpërthimi të fuqishëm dhe zjarri mesditën e së mërkurës në një banesë në zonën e Agia Paraskevisë, në Volos.

Shpërthimi ndodhi pak para orës 16:00, duke shkaktuar trazim te banorët e lagjes. Sipas informacioneve të para, dy gratë, të moshës 88 dhe 66 vjeçare, u nxorën të karbonizuara, ndërsa një 39-vjeçar u dërgua në spitalin e Volosit me djegie të rënda.

I lënduari, i cili sipas informacioneve është djali i 66-vjeçares, ka pësuar djegie të rënda dhe është intubuar, ndërsa mjekët po shqyrtojnë transferimin e tij në një njësi të specializuar për djegiet sapo gjendja e tij të stabilizohet.

Në vendngjarje u gjet një sobë, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse ajo lidhet me shpërthimin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram