Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke u trajtuar që nga data 9 mars 2026.
Sipas raportit të sotëm policor, viktima kishte leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente të cilat pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të vdekjes.

