Tuesday, August 25, 2026
HomeLajmeKosovëShtirej si polic, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Veriut

Shtirej si polic, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Veriut

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës.

Sipas raportit policor, i dyshuari  me shtetësi të Kosovës është ndaluar pasi ishte veshur me rroba taktike dhe kishte vendosur emblemën e Policisë së Kosovës, duke ngritur dyshime për keqpërdorim të identitetit zyrtar.

“Gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë, tek i njëjti është gjetur edhe një elektroshok, i cili dyshohet se mbahej pa leje përkatëse”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram