Sunday, June 14, 2026
HomeEkonomiForumi Ekonomik Shqipëri–Kosovë hap rrugë për bashkëpunim biznesor

Forumi Ekonomik Shqipëri–Kosovë hap rrugë për bashkëpunim biznesor

Në Tiranë u zhvillua Forumi Ekonomik Shqipëri – Kosovë, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Ky forum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe krijimit të mundësive konkrete për bizneset e të dy vendeve.

Siç thuhet në një njoftim për medie, gjatë forumit është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe nxitjen e investimeve të përbashkëta, si dhe krijimin e partneriteteve të reja ndërmjet bizneseve shqiptare dhe kosovare.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka theksuar rëndësinë e konkretizimit të bashkëpunimit ekonomik përmes shfrytëzimit të kapaciteteve dhe krijimit të kushteve më të favorshme për bizneset.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ndërkaq vuri në dukje se lidhjet ekonomike të forta janë baza për zhvillim të qëndrueshëm, ndërsa zëvendësministrja Blerta Rama prezantoi mundësitë konkrete që Shqipëria ofron për investitorët nga Kosova.

Në margjinat e forumit, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes AIDA dhe Odës Ekonomike të Kosovës, i cili synon të krijojë një urë të qartë dhe funksionale për bizneset, duke lehtësuar bashkëpunimin dhe eliminimin e barrierave.

Forumi Ekonomik Shqipëri – Kosovë riafirmon angazhimin e dy vendeve për të zhvilluar partneritete të qëndrueshme dhe për t’u bërë shembull rajonal të bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram