Sunday, August 2, 2026
HomeLajmeBotëGjyqi për vrasjen e Patrice Lumumba pas 65 vitesh: Diplomati belg i...

Gjyqi për vrasjen e Patrice Lumumba pas 65 vitesh: Diplomati belg i akuzuar (93), si personi i vetëm i gjallë i dyshuar për pjesëmarrje

Ish-diplomati belg Etienne Davignon paraqiti një ankesë kundër vendimit për ta nxjerrë atë në gjyq për vrasjen e kryeministrit të parë të Kongos, Patrice Lumumba, të kryer në vitin 1961, tha sot avokati i të pandehurit.Një gjykatë belge ka urdhëruar gjykimin e 93-vjeçarit Davignon, për përfshirjen e tij të dyshuar në vrasjen e Lumumba-s gjashtë dekada e gjysmë më parë.

Gjatë karrierës së tij, Davignon ishte gjithashtu nënkryetar i Komisionit Evropian, sipas Reuters.

Prokuroria pretendon se Davignon mori pjesë në arrestimin e paligjshëm të Lumumba dhe në mohimin e së drejtës për një gjykim të paanshëm.Midis nëpunësve civilë belgë të akuzuar për pjesëmarrje në vrasje, Davignon është i vetmi gjallë.

Lumumba ishte kryeministri i parë që kur Kongo shpalli pavarësinë nga Belgjika në vitin 1960, por u vra në janar të vitit 1961 nga rebelët separatistë, të cilët gëzonin mbështetjen e Brukselit.

Në vitin 2002, një hetim nga Parlamenti belg arriti në përfundimin se Brukseli ishte “moralisht përgjegjës” për vrasjen e Lumumbas.

Edhe pse qeveria e tij zgjati vetëm tre muaj, Lumumba u bë simbol i luftës antikoloniale për pavarësinë e popujve afrikanë.

patris lumumbavrasje

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram