Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë ekskluzivë për Radio Kosovën, ka folur për fitoren e madhe të Kombëtares sonë ndaj Sllovakisë si dhe përballjen radhës kundër Turqisë.
Dardanët të enjten mbrëma mundën Sllovakinë në Bratislavë, me rezultat 4-3, duke bërë hapin e madh në garën për kualifikim në Kupën e Botës 2026 që gjatë kësaj verë mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.“Shpresoj të kemi shqiptarët nga të gjithë trevat sepse të martën Kosova, shpresoj dhe besoj do të bëjmë historinë. Ta bëjmë krenar këtë popull. Biletat janë shitur brenda dy orëve. Fatkeqësisht kanë qenë afro 10 mijë bileta sepse të tjerat kanë qenë për turqit. Rregullat e UEFA-s për eliminatorët është që të ketë më shumë turq, prandaj është dashur t’iu japim.”ka thene ai.

