Thursday, September 10, 2026
HomeLajmeKosovëPDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën, shtrembëron të vërtetën historike

PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën, shtrembëron të vërtetën historike

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron skandaloze ekspozitën e fundit për masakrat e luftës 1998–1999, duke theksuar se shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon dinjitetin e viktimave dhe familjeve të tyre.

“Çdo përpjekje për t’i relativizuar krimet e kryera në Kosovë, për t’i manipuluar faktet apo për ta deformuar të vërtetën, është jo vetëm e papranueshme, por edhe e rrezikshme për kujtesën kolektive dhe drejtësinë historike”, thuhet në  komunikatën e PDK-së.

PDK ka kërkuar sqarim publik për mënyrën e përgatitjes dhe miratimit të ekspozitës, identifikimin e përgjegjësve për financimin dhe promovimin e saj, kërkimfalje ndaj familjeve të viktimave, si dhe hetim për mundësinë e veprave penale, përfshirë keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe shpërdorimin e parasë publike.

“Kosova nuk mund ta ndërtojë të ardhmen e saj mbi deformimin e së vërtetës. Respekti për viktimat dhe mbrojtja e historisë sonë janë detyrime themelore shtetërore.PDK do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit të viktimave dhe vlerave të luftës çlirimtare”, thuhet komunikatë .

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPDKqender%2Fposts%2Fpfbid0ftAXGbLXMq75Vxj165Jdc37B6DVYjwh2iC6gyXQpkDzUcGNdXZ1fNXxCAu9FxmvRl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram