Thursday, September 10, 2026
HomeLajmeKosovëProkuroria Speciale shqyrton ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë’

Prokuroria Speciale shqyrton ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë’

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka njoftuar se po përcjell me vëmendje informacionet lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, çështja do t’i nënshtrohet vlerësimit ligjor për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale, në përputhje me kompetencat dhe mandatin e Prokurorit të Shtetit.

Ky reagim vjen pas shqetësimeve të ngritura nga qytetarë dhe figura publike lidhur me përmbajtjen e ekspozitës dhe ndikimin e saj mbi kujtesën historike dhe ndjeshmërinë kolektive.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram