Tuesday, September 15, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë

Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë

Policia e Kryeqytetit ka arrestuar një person të dënuar për veprën penale “Pastrim i parave”, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e autorëve të veprave kriminale.

Bëhet fjalë për B.SH., mashkull 46-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte dënuar më parë me 1 vit e 4 muaj burg për këtë vepër.

Pas arrestimit nga njësitë e Stacionit Policor Jugu, ai është dërguar për të vuajtur dënimin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram