Saturday, August 29, 2026
HomeGjeopolitikOpinionKur neglizhenca institucionale "gëlltit" sigurinë e qytetarëve

Kur neglizhenca institucionale “gëlltit” sigurinë e qytetarëve

Mbi 45 ore një pjesë e madhe e kryeqendrës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e shembjes së dheut nga infrastruktura e prekur. Kjo tregon mangësitë të  komunikimi ndërinstitucional dhe lëshime. Padyshim që të goditur kanë qenë qytetarët, bizneset të cilat u deshë të mbyllen që nga dita e djeshme. Përgjegjës kryesor e bënë kompaninë ndërtimore e cila ka destabilizuar tokën si pasojë e së cilës ka pasur shembje dheu dhe shtyllave që kanë goditur përcuesit elektrik dhe të ujit. Shembja e dheut dhe dëmtimi i shtyllave elektrike e të ujit tregon një amatorizëm të rrezikshëm që ka goditur direkt xhepat e bizneseve dhe jetën e qytetarëve.Në këtë rast, ajo është e detyruar të mbulojë dëmet të bashkëpunojë për riparimin dhe të përballet me gjoba apo procedura ligjore.

Por një pjesë të përgjegjësisë e bart edhe komuna e cila përmes dikastereve përgjegjëse duhet të mbikëqyrë punimet dhe të sigurojë që projektet janë të sigurta. Kreu i komunës Përparim Rama me suspendimin e disa inspektorëve ka marrë një pjesë të përgjegjësisë pasi nuk kanë monitoruar terrenin në vendin ku planifikohej ndërtimi. Kanë pasur leje apo jo, pak ka rëndësi pasi dëmi i shkaktuar tregon neglizhencë institucionale. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ka marrë vendim për krijimin e një komisioni emergjent që do të vlerësojë të gjitha vend punishtet aktive në territorin e kryeqytetit.Pse u desh të ndodhte katastrofa që të kuptohej se punishtet nuk po monitoroheshin? Leja nuk është thjesht një letër, por garanci për sigurinë tonë.

Por jo pak përgjegjës e bënë edhe KEDS i cili ka përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe funksionimin e rrjetit të shpërndarjes. Ndonëse ata janë të detyruar të reagojnë shpejtë për kthimin e energjisë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. 45 orë pritje për rikthimin e energjisë në zemër të kryeqendrës është e pafalshme për një kompani që ka obligim mirëmbajtjen e rrjetit.Nuk mjafton vetëm një komision emergjent pas dëmit. Duhen gjoba të rënda, riparim i dëmit ndaj bizneseve dhe llogaridhënie ligjore për çdo kompani që luan me sigurinë publike për interesat e veta të ngushta. Kryeqyteti nuk mund të mbetet peng i koordinimit të dobët institucional!/Kosovatimes

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram