Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka pritur sot në takim një delegacion nga Europoli, Belgjika, Holanda dhe Franca.
Gjatë takimit, thuhet se u vlerësua dhe u diskutua bashkëpunimi ndërinstitucional me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Bëhet e ditur tutje se palët janë pajtuar që bashkëpunimi të fuqizohet më tej në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit dhe sfidave të tjera të sigurisë.

