Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë hedhur fishekzjarrë në afërsi të hotelit ku po qëndronte kombëtarja turke e futbollit, një natë më parë.
Këtë e konfirmoi për RTKlive, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, që tha se të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Dy persona janë arrestuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm. Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Pllana për RTKlive.
Kosova e Turqia do të përballen sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në finalen e madhe për kualifikimin në Kupën e Botës.

