Thursday, May 28, 2026
HomeGjeopolitikOpinionKosoves po i mungon elita aktive intelektuale dhe politike

Kosoves po i mungon elita aktive intelektuale dhe politike

Nga Agimi Bajrami

Sot në Kosovë vërshon , zhurma, padituria apo injoranca ,dhe për rrjedhojë shoqëria kosovare udhëhiqet nga llomi i shoqërisë, tek të cilët dominojnë; jo vlerat,dhe sulmohet gjithëçka që është vlerë, çoftë vlerat njerëzore apo kombëtare, dhe të atyre vlerave ndërkombëtare. Në vendimarrjen politike udhëheqëse , nuk posedohej me kapacitet dhe dije e as guxim dhe vullnet ,kur do të instalohej rrjeti i filtrimit të asaj që bëhej dallimi ,në mes të keqes dhe të mirës, të individuale, e të përgjithshmes , të asaj të ofrimit të shërbimit profesional për inteesin publik e shtetëror të interesit shoqëror dhe individual. Të gjitha këto janë të ngatrruera të efektuara në veprime praktike .Në shumtën e rasteve, me qëllim e kundër interesit të përgjithshëm, e duke u mshefur nën maskën e patriotizmit militanto-partiak, dhe përmes piskamës e zhurmës, dhe kur mungojnë argumentet , dhe efektet pozitive tek dobishëmeria shoqërore ,shfaqet qartë mungesa e kulturës dhe vetëdijes arsimore e kombëtare e duke kaluar në pozitën e hudhjes së përgjegjësisë dhe fajësimit tek të tjerët, “se për gjendjen jo funksionale në shoqëri dhe shtet , janë të tjerët fajtor”. Pa qenë të gatshëm,të aftë , e të përgjegjshëm të kuptojnë e pranojnë, se përgjegjësia i takon vendimarrjes, pa krijuar alibi se “kjo gjendje është rrjedhojë, e sundimit nga administrimi i romakëve,bizantinëve,otomanëve ,jugosllave , UNMIK-ut, apo të fajësisë aktuale, siq e bënë politikbërja e tanishme ,në drejtim të “opozitës ,listës serbe ,apo edhe të ndërkombëtarëve të cilët po bashkëpunojnë apo bisedojnë me Serbinë” … Ky konfirmim psiqik i ‘rahatisë në anarki’ është nxitim në vetëshkatrrim… Kur historia i njeh raste të shumta ,edhe popuj edhe shtete më të mëdha, të cilët janë vetëshkatrrue e shue, nga ‘konfirmimi i rehatisë vetëshkatrruese’ ,duke u rehabilituar me’ fajësimin e të tjerëve’. Dhe për këtë gjendje të politikëbërjes dhe shoqërisë kosovare shqiptar,do të vlente thënja e filozofit gjerman ,Jurgen Habermas , “Kurr nuk ka pasur më shumë dituri në paditurin tonë” !

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram