Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëËshtë përkujtuar 27 vjetori i masakrës së Lybeniqit

Është përkujtuar 27 vjetori i masakrës së Lybeniqit

Në 27 vjetorin e masakrës së Lybeniqit ku ranë mbi 80 qytetarë të pambrojtur të këtij lokaliteti, është përkujtuar dhe nderuar kujtimi i tyre.

“Në këtë këtë masakër ka pas edhe pleq të paralizuar, ka qenë edhe fëmija 2 vjeç, kanë qenë të gjitha grupmoshat, por nuk ia kanë arritë qëllimit. Por ne si familjar të fshatit Lybeniq kërkojmë që e gjithë politika të ketë unitet dhe shteti i Kosovës të jetë më i fortë”, ka thënë dëshmitarja Elhame Haradinaj.

“Në Lybeniq të Pejës 27 vjet më parë, në mënyrën më mizore u shpërfaq qëllimi i vërtetë i regjimit gjenocidal serb i cili synoi të shfaroste popullin shqiptar nga faqja e dheut, por atë qëllim nuk e arriti kurrë sepse populli shqiptar u ringrit, sepse familjarët në Lybeniq u ringritën.

Por, sot me dhimbje e krenari të madhe ecim përpara si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik”.

Kështu është shprehur presidentja e vendit Vjosa Osmani pas nderimeve në varrezat e të rënëve për liri.

“Dhe në raste të tilla kur përjetojmë dhimbjen sikurse sot duhet duhet të na bashkojë zërat,të na bashkojë mendjet, të na i bashkojë zemrat gjithsecilit shqiptarë kudo të jetojnë në mënyrë që jo vetëm në Kosovë por çdo kund në botë ta ngrisim zërin tonë për të kërkuar drejtësi dhe ta ngrisim zërin tonë për të shpërfaqur krimet e llahtarshme serbe kundër populli shqiptar”, ka shtuar Osmani.

Në këtë përvjetor familjarët e të rënëve edhe njëherë kërkuan drejtësi për më të dashurit e tyre.

“Më lejoni që si një bijë e dëshmorit të përcjellë një mesazh në emër të gjithë familjarëve, të gjyshërve të cilët me zemër të thyer kanë qëndruar të fortë, për hir të nipërve dhe mbesave dhe të nënave tona heroina që na rritën dhe edukuan që ta duam vendin tonë. Asnjëherë mos ta harrojmë këtë. Serbia ende për 27 vite luan me zemrat tona, me të pagjeturit dhe me familjet që akoma nuk kanë një varr për të vendosur lule”, ka thënë Lendita Morina, familjare.

Për të nderuar kujtimin e të rënëve të cilët barbarisht u ekzekutuan më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, në Lybeniq erdhën edhe përfaësues të të gjitha institucioneve vendore, në mesin e të cilëve edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, kryetari i AAKsë Ramush Haradinaj, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri  dhe përfaqësuesë të Shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments