Ditë më parë u zhvilluan tri takime të rëndësishme, që përbënin lajm të zakonshëm por që në përmbajtje kishin edhe mesazhin e tyre. Këto takime të përfaqësuesve ndërkombëtare SHBA dhe BE ishin presion i sinkronizuar dhe kryesisht u zhvilluan me bartësit e institucioneve ligjore. Edhe pse takimet mund të duken si protokollare, koha dhe përbërja e delegacioneve tregojnë se partnerët ndërkombëtarë po kalojnë nga këshillimi pasiv në një kërkesë aktive për llogaridhënie.
I pari u zhvillua në Prokurorin themelore në Prishtinë ku përfaqësues të Kampit Bondsteel i dhanë mbështetje kryeprokurorit të Prishtinës duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit. Dhe ky delegacion në përbërje nuk kishte ushtarak të thjeshtë por zyrtar nga zyra ligjore. Aktualisht përmes kësaj prokurorie janë filtruar rastet më të mëdha te korrupsionit. Jo rastësisht të njëjtën ditë për vizitë në Prokurorin Speciale zbarkuan një delegacion i Evropolit. Takimi për kryefjalë kishte forcimin e mekanizmave të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Takimet e ngjeshura me Prokurorinë Speciale (PSRK) lidhen direkt me analizat financiare që Europol ka ofruar për qarkullimin e parave të dyshimta në disa sektorë. Kur Europol vjen direkt në Prokurorinë Speciale (PSRK), kjo sinjalizon se krimi i organizuar në Kosovë po shihet tashmë si një problem transnacional.
Nëse institucionet vendase nuk lëvizin, mekanizmat evropianë janë gati të përdorin “forcën” e bashkëpunimit ndërkombëtar për të izoluar rrjetet kriminale që prekin edhe sigurinë e BE-së. Ky sinkronizim mes SHBA-së (përmes Bondsteel) dhe BE-së (përmes Europol dhe EULEX) ndodh zakonisht kur ndërkombëtarët vërejnë një stagnim që rrezikon stabilitetin afatgjatë të vendit.
Po të mos ishte gjendja alarmante çështja e bashkëpunimit do të shtrohej nga vetë prezenca evropiane në Kosovë e cila ka mandat të dyfishte politik , asistencë financiare edhe për fushën e sundimit të ligji dhe monitorimin rreth progresit. Nëse në dy takimet e para mesazhet ishin të koduara dhe teknike, takimi i kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiu me shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano , shërben si “vula” mbi gjendjen aktuale në fushën e sundimit të ligjit. Pra mesazhi ishe i qartë që institucionet duhet të veprojnë dhe garantojnë sundimi të ligjit. Me një fjalë vullneti politik duhet të përkthehet në ligjshmëri. Ekziston një lidhje direkte mes këtyre aksioneve dhe heqjes së plotë të masave financiare ndaj Kosovës.
Vetting-u ka qenë “mollë sherri” mes autoriteteve vendore ë dhe faktorit ndërkombëtar (sidomos BE-së), të cilët fillimisht ishin skeptikë për ndryshime kushtetuese në shkallë të gjerë.
Vizitat e fundit tregojnë se ndërkombëtarët po kalojnë nga “skeptikët” në “mbikëqyrës striktë”. Mesazhi për autoritetet gjegjëse në mes rreshtash i tyre është “ne e mbështesim pastrimin e sistemit, por nuk do të lejojmë që ai të përdoret për kontroll politik.”Nje burim diplomatik teksa tregonte per raportin e progresit, ka theksuar se Vetting-u nuk duhet të shërbejë si pretekst për të zvarritur lëndët aktuale të korrupsionit. Ata kërkojnë që sistemi të punojë tani, edhe derisa reforma vazhdon.Prania e delegacionit të Europolit nga vendet të fuqishme, do të thotë se raporti i ardhshëm nuk do të mjaftohet me fjali si “ka pasur një progres të kufizuar”. Ai do të kërkojë shifra: sa lëndë janë dërguar në gjykatë, sa pasuri është konfiskuar dhe sa zyrtarë të lartë janë dënuar me vendime të prerë. Çdo ngecje në sundimin e ligjit pas këtyre takimeve mund të përkthehet në ngrirje të fondeve apo asistencës teknike për institucionet specifike që dështojnë të prodhojnë rezultate.
Nuk duhet harruar ajo që i vë vulën të keqes së sotme që rrezikon gjithë sistemin është Raporti i Komisionit Evropian i cili dëshmon se sundimi i ligjit vazhdon të hasë në pengesa të ndryshme, ku theksi bie mbi institucionet zbatuese. Ky raport shtron nevojën për reforma pa vonesë. Raporti sugjeron Këshillat Gjyqësorë dhe Prokurorialë, si dhe të gjitha funksionet drejtuese në gjyqësor, siç janë kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët, të miratojnë një qasje të orientuar drejt performancës në sigurimin e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve gjyqësore dhe të prokurorisë, duke përfshirë edhe procedurat efektive disiplinore dhe vlerësuese. Derisa vlerësohet angazhimi i Këshillit gjyqësorë në sundimin e ligjit, me nota negative është vlerësuar Këshilli prokuorial i Kosovës i cili sipas raportit tregon vendosmëri por edhe aftësi të Kufizuara. Kosova duhet të zhveshët nga njolla e zezë, mos të pritet si në rastin e Greqisë ku prokuori publik i BE kërkoi heqjen e imunitetit për 11 deputetë, apo futjen në listat e zeza të zyrtarëve publik./Kosovatimes

