Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeBotëVritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

atsh

Ushtria izraelite njoftoi sot se ka vrarë komandantin e lartë të Hezbollahut, Haj Youssef Ismail Hashem, në goditjen më të madhe ndaj grupit që nga shpërthimi i një luftimi të ri me Izraelin në fillim të muajit të kaluar, sipas “Reuters”.

“Marina izraelite vrau Hashem-in, komandantin e frontit jugor të Hezbollahut”, tha zëdhënësi ushtarak i vendit, Avichay Adraee, në një deklaratë në X.

Hezbollahu më vonë konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë, duke e quajtur atë një “Fener të Rezistencës Islamike”.

Ushtria izraelite tha se Hashem ishte komandanti i Hezbollahut për frontin e Libanit Jugor pasi ai pasoi Ali Karaki-n, i cili u vra në shtator 2024.

Një burim pranë Hezbollahut tha se Hashem ishte zyrtari më i lartë që është shënjestruar që nga fillimi i luftës.

“Një tjetër anëtar i Hezbollahut, Mohammad Baqir al-Naboulsi, u vra gjithashtu në sulmin ndaj Jnah”, tha grupi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments