Thursday, April 16, 2026
HomeSportMinistri italian i Sportit kërkon dorëheqjen e Presidentit të Federatës

Ministri italian i Sportit kërkon dorëheqjen e Presidentit të Federatës

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi, e ka kërkuar dorëheqjen e Presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, pas dështimit të Italisë për herë të tretë radhazi në Kupën e Botës.

Italia ka humbur mbrëmë në penallti kundër Bosnë-Hercegovinës në finale të “play-off” për Kupën e Botës, duke mos arritur të marrë pjesë në kompeticion.

“Është e qartë për të gjithë se futbolli italian duhet të rindërtohet dhe ky proces duhet të nisë me ripërtëritjen e drejtuesve të Federatës”, ka deklaruar Abodi.

Ministri ka shtuar se qeveria italiane ka treguar përkushtim të vazhdueshëm ndaj sportit, dhe se është e padrejtë të fajësohen institucionet për dështimin, duke nënvlerësuar sportet e tjera dhe profesionalizmin e tyre.

Abodi ka thënë se do t’i kërkojë Presidentit të FIGC, Gravina, të japë dorëheqjen. “Pres pak dinjitet prej tij”, ka thënë ai. 

Gravina, ka refuzuar të japë dorëheqjen, por po përballet me presion të madh publik dhe politik. Gravina është në krye të federatës që nga viti 2018 dhe është rizgjedhur në shkurt të vitit 2025.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments