Wednesday, October 28, 2026
HomeLajmeKosovëGjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së mërkurës në Prizren, në rrugën “Enver Buqa”, në lagjen Arbana.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për RTKlive se rasti është raportuar rreth orës 07:25 nga një fqinj, i cili e ka gjetur viktimën në banesë.

Sipas tij, bëhet fjalë për një mashkull rreth 53-vjeçar me inicialet E.S., i cili jetonte vetëm me nënën e tij.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për egzaminim”, tha ai.

 Lidhur me rastin është iniciuar procedura “hetim i vdekjes”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram