Thursday, April 16, 2026
HomeSportJep dorëheqje presidenti i Federatës në Itali pas eliminimit nga Bosna

Jep dorëheqje presidenti i Federatës në Itali pas eliminimit nga Bosna

Ka dhënë dorëheqje presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. 

Kjo pasi Italia ka dështuar të kualifikohet për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi dhe i pari i futbollit italian është përballur me presion të paprecedentë. 

Gravina e ka komunikuar vendimin e tij në një takim vendimtar me bordin drejtues.

Takimi, i menduar fillimisht si një moment analize pas humbjes ndaj Bosnë – Hercegovina, është shndërruar në një diskutim kyç për të vendosur mbi të ardhmen e presidencës së federatës.

Në këtë takim, Gravina ka biseduar me presidentët e Serie A, Serie B dhe Lega Pro, duke shpallur vendimin përfundimtar.

Kësisoji ai i ka dhënë fund epokës së tij, që kishte nisur në vitin 2018, duke hapur zyrtarisht një kapitull të ri në drejtimin e futbollit italian.

Këshilli federal i planifikuar për javën e ardhshme nuk do të mbahet, ndërsa zgjedhjet për pozitat e reja do të zhvillohen më 22 qershor. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments