Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeKosovëKusari-Lila: Ka rënie të importit të derivateve, ende nuk cilësohet krizë

Kusari-Lila: Ka rënie të importit të derivateve, ende nuk cilësohet krizë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës mbështetur nga deputetë të tjerë opozitarë lidhur me rritjen e çmimit të naftës në Kosovë, ka treguar se gjatë periudhës prej kur kanë vendosur marzhën e fitimit për bizneset, zhvilluan më shumë se 220 inspektime.

“Është e rëndësishme të kemi trajtim të mirëfilltë e profesional të shifrave, por gjithashtu është e rëndësishme që përvojat e deritashme qoftë në raport me politikën fiskale, me rishpërndarjen e buxhetit dhe me ndikimin e që e prekin jetën e qytetarëve t’i kemi parasysh kur kërkojmë diçka të ditës së sotme. Vendimi i datës 4 mars, është vendimi i parë nga vendet e rajonit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve e cila nuk ka qenë ndërhyrje e pakontrolluar, por ka qenë një masë e targetuar për të kufizuar marzhat e pajustifikuara që zakonisht ndodhin në situata të tilla, do të thotë masa e parë për të parandaluar spekulimet me çmimet”.

Ajo  tha se ndaj katër subjekteve ekonomikë janë shqiptuar dënime.

“Gjatë këtyre javëve janë realizuar mbi 220 inspektime . nga të dhënat e siguruar gjatë gjithë kësaj periudhe kohore ka pasur katër shkelje të cilat subjektet ekonomike i kanë bërë në raport me moszbatimin e marzhës më të lartë, që të katërtat janë shqiptuar dënimet komfor ligjit në fuqi dhe janë përcjellë pastaj me vizitat tjera, përcjellje të situatës në raport me çmimet, sepse masa e dytë pas masës së parë ka të bëjë me tërheqje të licencës për operim tërësisht”.

Kusari-Lila tha se ka rënie të sasisë së importuar të derivateve të naftës, por, sipas saj, ende nuk mund të kategorizohet si krizë. “Çka do të thotë se përderisa ka pasur rritje çmimi nuk ka pasur rënie të ndjeshme të furnizimit”, tha ajo.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram