Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeKosovëProkuroria rrëzon kallëzimin e LDK-së për grante ndaj Faton Pecit

Prokuroria rrëzon kallëzimin e LDK-së për grante ndaj Faton Pecit

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal të bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me dyshimet për keqpërdorime në ndarjen e granteve në bujqësi.

Këtë vendim, Peci e ka cilësuar si konfirmim të drejtësisë dhe pastërtisë së veprimeve të tij gjatë mandatit.

“Drejtësia foli qartë: Prokuroria ka hedhur poshtë kallëzimin penal të LDK-së kundër meje për grantet në bujqësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Pecit, gjatë kohës sa drejtonte Ministrinë e Bujqësisë, institucioni ka kaluar në reforma të thella, duke theksuar se për herë të parë fermerët nuk kanë qenë të detyruar të japin ryshfet për të përfituar grante. Ai ka deklaruar se rreth 360 milionë euro janë ndarë për mbi 130 mijë fermerë përfitues, pa asnjë rast të dëshmuar të përfitimit jashtë kritereve ligjore.

Peci ka përmendur se, megjithëse është përfolur një rast i një përfituesi që lidhej familjarisht me një deputete, nuk është gjetur asnjë provë që ai të ketë ndikuar në proces.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore për kallëzim të rremë penal ndaj drejtuesve të Lidhja Demokratike e Kosovës, duke përmendur Lumir Abdixhiku dhe Hykmete Bajrami si përgjegjës për inicimin dhe nënshkrimin e kallëzimit.

Në reagimin e tij, Peci ka kritikuar edhe zyrtarë të tjerë të LDK-së për, siç tha, “propagandë dhe shpifje”, duke shtuar se ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal.

Ish-ministri ka theksuar se gjatë mandatit të tij nuk ka ndërhyrë asnjëherë në proceset e ndarjes së subvencioneve, granteve apo tenderëve, duke shtuar se mbetet krenar për arritjet në sektorin e bujqësisë.

 Ish-deputeti i LDK-së, Paris Guri, pati dorëzuar kallëzim penal ndaj Peci me arsyetimin se vëllai i Pacollit kishte marrë grante nga Ministria. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffatonpeci24%2Fposts%2Fpfbid043gWeXyjBonxShr3vWCr3UaeTQ9ZKiwzskAgzbxQeVYYfZUue92NnKi7Fys28Tbyl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram