Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Veternik

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Veternik

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit në Veternik të Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se rreth orës 02:30 kanë pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ferid Curri”.

“Sot rreth orës 02:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Ferid Curri në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 2 persona, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Deri më tani është arrestuar një person i dyshuar,” ka deklaruar Pllana për RTKlive.

Ai shtoi se njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore.

Ndërkohë, nga Qendra Emergjente është bërë e ditur se dy të plagosurit, të lindur në vitet 1995 dhe 1999, janë sjellë për trajtim rreth orës 03:25 nga policia dhe ndihma e shpejtë. Sipas drejtorit të Emergjencës, Naser Syla, gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve pritet të transferohen në repartin e Ortopedisë për trajtim të mëtejmë.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur brenda një restoranti në Veternik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram