Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëKërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërndarje të drogës

Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërndarje të drogës

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për një shtetas shqiptar, i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të 5.4 kg marihuanë, të sekuestruar gjatë kontrollit policor në automjetin e tij.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ndaj të pandehurit A.B., shtetas i Republikës së Shqipërisë, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Sipas prokurorisë, më 3 prill 2026, rreth orës 12:30 në rrugën “Megzon Boshnjaku”, në parkingun e restorantit “O….”, i pandehuri dyshohet se ka poseduar dhe transportuar substanca të ndaluara pa autorizim, me qëllim shitjen ose shpërndarjen.

Gjatë kontrollit të kryer nga Policia e Kosovës në automjetin e tij “Ford Focus”, janë sekuestruar dhjetë qese me marihuanë, në peshë totale prej 5 kg e 413 gr. Po ashtu, janë sekuestruar automjeti dhe dy telefona që i pandehuri përdorte për transportimin e narkotikëve.

Me këto veprime, A.B. dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas nenit 267 par.2 të KPRK-së.

I pandehuri ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh që nga data 3 prill 2026.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram