Një person është arrestuar në Pejë për ngacmim dhe armëmbajtje pa leje, pasi dyshohet se ka ofenduar familjen Haradinaj përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta.
Rasti është bërë i ditur në raportin 24-orësh të fundit të policisë, ku më 3 prill 2026 rreth orës 18:00 në Sheshin Shkëlzen Haradinaj në Pejë është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për ngacmim dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë, i dyshuari në rrjetin social kishte postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri – pistoleta, njëra me 4 copë fishekë.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

