Policia ka njoftuar se një person ka vdekur dje në Lipjan, pasi derisa po luante në një fushë sportive, i është keqësuar papritur gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar në tokë.
Në fshatin Dobrajë e Madhe të Lipjanit, më 3 prill 2026 rreth orës 17:35, është raportuar për vdekjen e një mashkulli kosovar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, pa pritur i është keqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

