Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) e ka caktuar Artan Demollin ushtrues detyre në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MINTI-t.
Vendimi është nënshkruar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.
Sipas këtij vendimi, Demolli do të ushtrojë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që i takojnë Sekretarit të Përgjithshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohen vendimet e mëhershme lidhur me ushtrimin e kësaj detyre, pozitë e cila deri më tani është ushtruar nga Agim Xhuraj”, thuhet në njoftim.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit thekson se mbetet e përkushtuar për vazhdimin e funksionimit institucional dhe përmbushjen e obligimeve në kuadër të mandatit të saj.

