Wednesday, May 27, 2026
HomeLajmeKosovëManxhuka: Lajmi për veturën 500 mijë euro të kryeministrit Kurti, i rremë

Manxhuka: Lajmi për veturën 500 mijë euro të kryeministrit Kurti, i rremë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka mohuar raportimet se vetura e blinduar e kryeministrit Albin Kurti kushton 500 mijë euro, duke i cilësuar ato si të rreme.

Në një postim në Facebook, Manxhuka shkruan se “përveçse lajm i rremë, as çmimi nuk qëndron, madje është shumë larg. Kjo logjikë, sipas së cilës asetet publike kthehen lehtësisht në private, i përket një kohe të kaluar.”

Ai theksoi se çdo zyrtar publik ka në shërbim asetet zyrtare për kryerjen e detyrave të punës, dhe çdo aset i blerë nga buxheti i shtetit i takon shtetit.

“Automjetet e përmendura janë asete shtetërore dhe përdoren në funksion të Policisë së Kosovës.Nëse është ndryshe dhe këtë e dinë vetëm ata, le të na tregojnë,” përfundoi Manxhuka.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Farlindman%2Fposts%2Fpfbid02yWNnwdiHDne3YTQWMQ7Lwr6BZvcwwDAQHRHJjUwmPPEpXViBeyEzTi5SvH9XMjf2l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram